Vrau të birin, babai nga Maliqi: “Ma solli aty ku nuk duroja dot më”

Burime nga policia bëjnë me dije se 77 vjeçari Shefki Bylykbashi në gjendje të rënduar psikologjike, ka pranuar vrasjen e të birit.

Ai ka deklaruar para policisë, se nuk ka patur konflikt për asnjë arsye me të birin, por fakti që 50 vjeccari vinte në gjendje të dehur ccdo ditë në shtëpi, ka bërë që të konfliktoheshin ditën e djeshme.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte ccdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, mësohet të ketë thënë ai.

Këto kanë qenë fjalët që ka thënë 77 vjeccari në polici.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *