Marjan Rroku, një prej të burgosurve i dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau të dashurën dhe nënën e saj, ka shprehur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit në burg. Ai i është drejtuar me Gjykatës së Matit me kërkesë për rivendosjen e të drejtave të tij si i burgosur.
Në kërkesën e tij, Marjan Rroku pretendon cenimin e të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët e tij apo kushte të jetesës në këto institucione. Ai ka ngritur pretendime lidhur me të drejtat e tij për mënyrën e fjetjes, të drejtën për t’u marrë me aktivitete krijuese dhe rehabilituese.
Në vitin 2001, Marjan Rroku ish-agjent i SHISH, vrau Alda Canajn dhe nënën e saj, Mbarime Canaj. Mbarimja u vra në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat, me çantën e dorës. Pas krimit të tmerrshëm që tronditi Shqipërinë dhe që përkujtohet çdo 8 mars, Rroku u arratis në SHBA, për t’i shpëtuar ndëshkimit, por, ai u arrestua dhe më pas ekstradua në Shqipëri, ku aktualisht vuan dënimin me burgim përjetë.
Por si u zbulua ai?
Kevin Connolly u bashkua me shërbimin e Marshallëve të USA menjëherë sapo përfundoi universitetin Radford në 1989 dhe në kërkim të kapjes së të arratisurve në Uashington.
Në të gjitha arrestimet që ka kryer në karrierën e tij 22 vjeçare me Shërbimin Marshall, kënaqësia më e madhe erdhi shtatorin e kaluar (2010) kur ai kapi të arratisurin ndërkombëtar Marjan Rroku.
Iu deshën plot 6 vjet për të ndjekur Rrokun, një ish polic i shërbimit sekret shqiptar që ishte dënuar në vrasjen e një vajze 16 vjeçare, Alda Canaj dhe nënës së vet Mbarime, në 2001 në Shqipëri. Rroku u dënua për vrasjet dhe më pas udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara dhe u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm.
Një gjykatës emigracioni do të vendosë këtë javë (2011) se kur do të deportohet Rroku në Shqipëri. Kur Connolly filloi kërkimet e tij për Rrokun në 2004, ai nuk kishte shumë të dhëna – vetëm pak zëra që Rroku mund të kishte fluturuar në Shtetet e Bashkuara apo Kanada. Connolly kishte arsye të besonte se Rroku kishte akses për dokumente false, kështu që edhe nëse ishte duke u fshehur në SHBA, Connolly presupozonte se ai ishte me emër fals.
Kur Connolly takoi motrën e Alda Canaj, Ornela Canaj për të diskutuar rastin në 2005, ai i tha asaj se do të bënte ç’ishte e mundur por shpjegoi se Rroku ndoshta edhe mund të mos gjendej asnjëherë. Ndërkohë që koha kalonte, Connolly u investua më shumë tek ky rast. Ai mbajti lidhjet me Ornelën, një rezidente në Virginia që tashmë është një qytetare e SHBA dhe kuptoi sesa e rëndësishme ishte për familjen e saj që Rroku të çohej përpara drejtësisë.
Eventualisht gjërat po shkonin në vendin e tyre, kur Connolly mori disa çështje kyç të gjeneruara nga episodi “America’s Most Wanted”. Ato e çuan Connollyn në Nju Jork, dhe pas një investigimi më të plotë, ai mbërriti në dyert e Rrokut në Queens County një mëngjes shtatorin e kaluar (2011).
I arratisuri jetonte në një apartament me gruan e tij dhe një djalë të ri. Gruaja e Rrokut mesa dukej e njihte atë vetëm nga emri i dytë Jeton “Tony” Mirakaj dhe nuk ishte në dijeni se ai kërkohej për vrasje. Ditën pasi Connolly e arrestoi, ai ndaloi në Northern Virginia për të takuar Ornelën. I solli një dhuratë: prangat që përdori kur kishte arrestuar Rrokun.
* * * * *
Marjan Rroku, i arrestuar
Autoritetet thanë se Rroku përndiqte dhe ngacmonte Aldën për muaj me radhë përpara se ta qëllonte për vdekje atë dhe nënën e saj me armën e tij të shërbimit në 29 mars 2001 në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Rroku ishte bërë mik me Aldën dhe Ornelën në vitet e mëparshme nëpërmjet një grupi studimi të Biblës por, mesa dukej, u obsesua me Aldën. I kërkoi që të martohej me të, dhe kur ajo refuzoi ai e kërcënonte dhe e rrihte, thotë Ornela.
Edhe pse Ornela thotë se familja e saj e raportoi përndjekjen e tij tek autoritetet shqiptare, familja thoshte se nuk po ndodhte asgjë. Rroku që ishte punonjës i shërbimit sekret shqiptar, edhe tallej me anëtarët e familjes Canaj përpara se të ndodhte vrasja, duke pretenduar se ishte mbi ligjin.
Pas vrasjeve, Rroku u zhduk. Autoritetet më vonë mësuan se ai kishte hyrë në SHBA që atë vit, në 2001, duke përdorur një pasaportë Slovene nën emrin Jeton Mirakaj. Për muaj të tërë pas vrasjes, Ornela mohonte që nëna dhe motra e saj nuk jetonin më.
“Ishte vetëm një ëndërr e keqe” kujton ajo duke treguar për veten. “Kjo nuk mund të ndodhte”.
Në 2002, Rroku u gjykua në mungesë dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ornela kujton pjesë të gjyqit në mënyrë të zbehtë, duke përfshirë edhe buzëqesjet e mbështetësve të Rrokut. “Ata na shihnin dhe qeshnin” thotë ajo. “S’kam asgjë përveç kujtimeve të këqija në atë vend” thotë Ornela. “Pas gjithçkaje që ndodhi, tani nuk besoj as në fe”.
Edhe pse mendohej se Rroku ishte i fshehur në kohën e gjyqit të tij, i prezumuar në SHBA, ai në një farë mënyre dërgoi një shënim që ofrohej për mbrojtjen e tij në gjyq, tregon Ornela. Ai pretendonte se përpara se të qëllonte Aldën e Mbarimen, ai mendonte se Mbarime ishte duke kërkuar një pistoletë në çantën e vet. Ai pretendon se mbylli sytë dhe u përpoq të mbronte veten, por nuk mban mend se ç’ngjau më pas.
Ornela thotë se nëna e saj nuk kishte asnjë armë, apo një të tillë nuk e kishte askush në familje. Joshua Bardavid, avokati i zyrës së emigracioit të Rrokut në Nju Jork, refuzoi të jepte komente për këtë çështje. Ai nuk iu përgjigj kërkesës për të intervistuar Rrokun.
* * * * *
Në 2004, Ornela u takua me John Kane, një amerikan që jetonte në Shqipëri dhe punonte për Departamentin e shtetit të SHBA, nëpërmjet Hash House Harriers, një rrjet social. Kane që është në pension tani dhe jeton në Tajlandë, u shokua kur Ornela i tregoi për tragjedinë që kishte pllakosur familjen e saj. Duke shpresuar ta ndihmonte, Kane u vu në kontakt me interpolin për të parë nëse autoritetet ishin në kërkim të Rrokut. Kane gjithashtu kontaktoi Shërbimin Marshall të SHBA që atë vit dhe çështja u referua te Connolly dhe më pas te Task Forca.
Më në fund, në mars 2005, Interpol publikoi një foto për kërkim ndërkombëtar të Rrokut. Connolly e takoi Ornelën për herë të parë atë vit në Northern Virginia për të bërë me të një intervistë. Ai u trondit kur mësoi se vrasjet ishin bërë nga një officer i forcave të ligjit dhe që autoritetet shqiptare s’kishin bërë asgjë për ta parandaluar, pavarësisht se familja ishte lutur që ata të ndalonin Rrokun nga terrorizimi që i bënte Aldës. “Vetëm të dëgjoje historinë e saj ishte tronditëse” tregon Connolly.
Rroku kishte punuar për SHIK, shërbimi sekret shqiptar, që njihet edhe si SHISH. Zyrtarë të SHISH iu kërkua të komentonin këtë histori, por ata nuk dhanë përgjigje.
Shpejt, pasi Connolly filloi hetimet në 2004, ai filloi të kontrollonte edhe database dhe nuk u surprizua kur nuk gjeti asnjë evidencë apo provë të ndonjë personi me emrin Marjan Rroku në USA apo Canada.
Ai i kërkoi programit televiziv America’s most Wanted për të ngritur këtë çështje.
Transmetimi i parë ndodhi në 2006, dhe dha informacione nga një dyzinë njerëzish që mendonin se e njihnin Rrokun. Dikush madje tha se aim und të punonte në një restorant në St Petersburg. Një tjetër raportoi se e kishte parë në një pjesë tjetër të Floridës, ku thanë se punonte si bodigard. Dikush tjetër mendonte se e kishte parë duke luajtur poker në Atlantic City.
Asnjë nga këto informacione nuk ishte e vërtetë.
Të tjera transmetime nga America’s Most Wanted sollën të dhëna të tjera, dhe Connolly mori informacione se vrasësi mund të ishte në Nju Jork. Connolly udhëtoi dhe pyeti dy dëshmitarë, njëri prej të cilëve i dha Connollyt një emër Tony Mirakaj.
Me ndihmën e Ornelës, Connolly nxorri faktin se Tony është shkurtim i Jeton. Kjo e drejtoi Cnnollyn për të zbuluar emrin Jeton Mirakaj. Gjerat filluan të bëheshin bashkë.
Connolly i kërkoi një kolegu në Albany N.Y, të vendoste një foto të personit që përdorte këtë emër. Connolly nuk ishte i bindur nëse bëhej fjalë për të njëjtin person derisa kolegu e mori të hënën në mëngjes. “Ai tha “je ulur” kujton Connolly. “Dhe më pas tha: është ai”. Mjaftueshëm, foto e Rrokut ishte në lejen e drejtimit të makinës të nxjerrë për Jeton Mirakaj. Autoritetet, duke përfshirë Connollyn, më në fund gjetën rrugën për në shtëpinë e Rrokut, në Maurice Avenue në Ëoodside në Queens Conty, ku e morën në mbikqyrje në 8 shtator (2010).
* * * * *
Rroku, tani 37 vjeç (2011) jeton në një apartament me dy dhoma në Queens për më shumë se dy vjet e gjysëm përpara arrestimit të tij, tha qiradhënësi. Ai madje drejtonte edhe një kompani ndërtimi Master Design and Build Inc.
Mesa dukej, Rroku nuk i kushtoi shumë rëndësi faktit kush ishte. Shumë fqinjë e përshkruanin si një njeri të qetë dhe thonin se gruaja e tij ishte veçanërisht shumë e sjellshme.
Çdo mëngjes, ai merrte kafenë në SB Deli, një kafene në qoshe afër shtëpisë së tij. Rroku dhe një burrë tjetër shkonin në dyqan me një furgon të bardhë ndërtimi, tha menaxheri i kafenesë Rusli Tjendra që e njohu Rrokun kur pa fotografinë e tij. Tjendra tha se Rroku zakonisht nuk fliste shumë. Ai vinte pak përpara 7 a.m porosiste një kafe të gjatë me qumësht dhe tre sheqer. Paguante gjithmonë fiks. “Kjo është shumë tronditëse” tha Tjendra kur iu tregua për lidhjet e klientit të tij. “Ai është një djalë i mirë”. Por një nga qiradhënësit e mëparshëm të Rrokut telefonoi policinë në 2005 dhe bëri një raportim shqetësimi, tha Connolly. Ajo u tha autoriteteve se kur ajo i kërkoi atij që të largohej nga shtëpia, ai e kërcënoi me vrasje atë dhe familjen.
* * * * *
Kjo kishte ndodhur në Maj, me një seri dëgjesash që u mbajtën në cështjen e emigracionit të rrokut. Gjykatësi Steven Abrams tha se hetimet u mbyllur por pa e ditur sepse. Më vonë atë ditë Ornela e Connolly arritën në Nju Jork sepse ata ishin skeduluar për të dëshmuar ditën pasardhëse. Ata qëndruan për një drekë në Manhatan. Ornela nuk kishte oreks. Ajo ishte nervoze për dëshminë dhe frikësohej për cështjen në përgjithësi. Frika më e madhe ishte që gjykatësi të linte Rrokun të lirë, edhe pse donte ta shmangte këtë. “Askush nuk do ta lërë atë të humbasë” Connolly i tha Ornelës.