Vrau të riun shqiptar në Mykonos, biznesmeni grek dhe ish e dashura ia hedhin fajin Julianit: “Na kërcënoi”

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Julian Kosovës jashtë një lokali në Mykonos të Greqisë të hënën (20 shkurt).
34-vjeçari shqiptar kishte konsumuar shumë alkool dhe është përplasur me ish të dashurën e tij, e cila ndodhej në të njëjtin lokal.

Vajza ka rrëfyer se ai nisi ta shqetësonte, t’i fliste keq dhe po bëhej shumë agresiv. Madje i kishte hedhur edhe ujë, edhe pse ajo i ishte lutur që të ndalonte. Vajza kishte dalë jashtë lokalit për tu qetësuar dhe kishte nisur të qante. Në atë moment ka mbërritur 33-vjeçar grek, me të cilin kishte njohje formale, që e ka pyetur se çfarë ka ndodhur. Gjithashtu edhe autori i vrasjes kishte konsumuar shumë alkool.

Vajza ka përshkruar skenën që ka pasur kur jashtë lokalit doli edhe viktima Julian Kosova. Ajo ka treguar se 34-vjeçari i dehur, kur i pa duke folur, sulmoi të riun grek duke e qëlluar me grushte.

Në një moment, Thanasis, siç deklaroi edhe një dëshmitar okular, shkoi drejt mjetit të tij, por i riu shqiptar e ka ndjekur pas duke u përpjekur të futej brenda makinës së tij duke e sharë dhe kërcënuar.

Ai kërcënoi të vriste jo vetëm 33-vjeçarin por edhe ish të dashurën e tij, shkruan protothema.gr.

Thanasis vendosi t’i zgjidhte mosmarrëveshjet me shqiptarin duke marrë armën. Ai ka udhëtuar me makinë drejt shtëpisë që ishte rreth 2 km larg lokalit, ka marrë pushkën dhe është kthyer në vendngjarje.

Ishte ora 5:50 kur Thanasis ka mbërritur në vendngjarje i armatosur, por lokali ishte i mbyllur dhe asnjë person nuk ishte aty.

Kur u duk se gjithçka kishte përfunduar, një rastësi i kthen gjërat përmbys. 34-vjeçari shqiptar sapo ka parë makinën e Thanasis ka nisur t’i bërtasë dhe është kthyer për të vazhduar përleshjen me të.

Siç ka deklaruar para autoriteteve, autori ka rrëfyer se viktima ka shkuar drejt tij duke e kërcënuar dhe bërtitur.

Në atë moment, 33-vjeçari grek ka marrë pushkën, ia drejtoi në kokë të riut shqiptar dhe e ka qëlluar 1 herë. Julian Kosova u rrëzua në asfalt, i pajetë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *