Wizzair mbyll të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kukësit

Kompania e fluturimeve low cost ka vendosur të mbyll të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kukësit. Prej mesit të këtij muaji, datës 14 Korrik 2023, kompania nuk do të ofrojë më bileta për fluturime nga aeroporti i dytë i Shqipërisë.

“Wizzair.com mbyll të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Kukësit më 14 Korrik 2023”, shkruan gazetari Vladimir Lame.

Newsbomb.al ka kontaktuar dhe kompaninë e fluturimeve, nëse do të operohet më pas korrikut nga Aeroporti i Kukësit, por ata nuk mund të jepnin një shpjegim për momentin duke kërkuar që të dërgonim një kërkesë zyrtare për informacion.

Ndërkohë, nëse provon të bësh një rezervim bilete për të udhëtuar nga Kukësi me Wizzair, data e fundit e disponueshme është 11 Korriku 2023. Pas kësaj, nuk asnjë datë tjetër nuk është me e mundur për të bërë rezervime për udhëtim.

Fluturimet e para zyrtare nga Aeroporti i Kukësit “Zayed / Flatrat e Veriut” nisën dy vite më parë, më 15 Korrik 2021. Linjat e para ishin nga Kukësi drejt Zyrihyt në Zvicër dhe Stambollit, dhe anasjelltas. Ndërsa më vonë u shtuan dhe linja të tjera low cost.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *