Xhemi Shehu flet si rrallëherë për bashkëshortin: Do ta zgjidhja 100 herë…

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh i kishte munguar ekranit dhe në këtë sezon bëri rikthimin e saj të bujshëm në ‘Portokalli’.

Padyshim që në këtë periudhë pauze ka pasur shumë pikëpyetje për rikthimin e saj por dhe për jetën e saj personale.

Së fundmi, bukuroshja ka bërë një ‘bisedë online’ me ndjekësit e saj ku i është përgjigjur disa prej kurioziteteve të tyre. E teksa një vëmendje shumë të madhe tërheq dhe bashkëshorti i saj për të cilin prezantuesja nuk flet kurrë. E pyetur në ‘Ask’ lidhur me këtë, Xhemi është përgjigjur:

“Nuk ka rrjete sociale, prandaj respektoj zgjedhjen e tij. Gjithsesi është njeri, baba dhe bashkëshort shumë i mirë. Do të ishte gjithmonë zgjedhja ime edhe po të kisha 100 jetë”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *