Gazetari Poli Hoxha, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania se hetuesit e SPAK në bashkëpunim me agjentët e FBI që ndodhen në Tiranë, kanë zbuluar tre transferta të mëdha që janë bërë nga bankat shqiptare drejt një llogarie të bashkëjetueses së Arben Ahmetaj në Zvicër.
Hoxha tha se totali i parave të transferuara është mbi 1.8 mln euro. Sipas burimeve të gazetarit Hoxha në llogarinë, CRESLJZZ69A, të bashkëjetueses së ish-zëvendës kryeministrit në bankën Credit Suisse, janë kryer tre transferta nga llogaritë në Shqipëri. Shumat e 3 transfertave variojnë nga 600 mijë euro në 750 mijë euro.
“Për herë të parë, me anë të agjentëve të FBI që ndodhen në Shqipëri, po ndiqet paraja. Duket se po shikojmë çudira të mëdha me këtë mënyrë. Lajmi është që sapo po botojmë numrat e llogarisë, pasi janë zbuluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, tre transferta të mëdha nga 600 në 750 mijë euro, nga dy banka në Shqipëri, të cilat shkojnë drejt një llogarie të bashkëjetueses së Ahmetaj në Lugano të Zvicrës.
Kodi i llogarisë ka një A69, që A është Arben dhe 69 viti i tij lindjes. Llogaria është zbuluar në emër të bashkëjetueses. Transfertat janë kryer nga dy banka në Tiranë, 3 transferta drejt numrit të llogarisë në Sëiss Bank të bashkëjetueses. Një transfertë është kthyer mbrapsht, pork a mundur të kalojë nga një bank tjetër. Përveç sekuestrimit të vilave, hetimi ka shkuar thellë, duke parë transfertat e parave. Kjo mënyrë hetimi është shtrirë për të gjithë dhe nga të gjitha krahët që kianë kryer një korrupsuion makabër.” tha gazetari.