Zgjedhjet/ Përfundon numërimi në 17 bashki! PS merr 13 prej tyre, koalicioni “Bashkë Fitojmë” katër (Shifrat)

Përfundon numërimi në 15 bashki të vendit, ndërsa vijon në 46 të tjera.
PS ka triumfuar në Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Kavajë, Këlcyrë. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në katër bashki Pukë, Has, Memaliaj dhe Belsh. PS kryeson në 40 bashki, kryesisht qendrat e qarqeve.

Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *