Një aksident ndodhi gjatë mbrëmjes në qytetin e Durrësit. ‘JOQ’ raporton se i plagosur rëndë ka mbetur një burrë rreth të 50-tave i cili udhëtonte me motor së bashku me të bijën e tij.
Dëshmitarë nga vendngjarja kanë treguar se mjeti që u përplas me to drejtohej nga një 18-vjeçar dhe miku i tij, të cilët u futën në parakalimin e gabuar duke u përplasur me 50-vjeçarin dhe të bijën.
Drejtuesi i motorit ka marrë plagë të rëndë në këmbë dhe në bark. Ai ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa 15-vjeçarja ka pësuar thyerje në të dyja këmbët.
DËSHMIA e qytetarit për ‘JOQ’:
“Si jeni JOQ? Une qe po ju shkruaj jam nje qytetare ne Durresit. Aksidenti ne Durres ne bulevard u shkaktua nga nje makine qe ngitej nga 1 djale i mitur, normal pa patente, dhe qe u fut ne parakalim te gabuar dhe i perplasi gati per vdekje, babe e vajze.
U trembem nga gjithe ajo perplasje dhe nga ulerimat e vajzes se gjore “ o babi zgjou o babi “ e shkreta mund te jete 15 vjece dhe babai rreth te 40 vjec. Duhet te interesohet dikush te spiatali sepse vajzes i jane thyer kembet kurse babait pervec thyerjes se kembeve ka dhe prerje ne bark. Policia rrugore nuk mer masa ketu cdo dite disa vetura ecin me shpejtesi marramendese. Duhet te meren masa urgjentisht.”