Inteligjenca Artificiale klonon Blendi Fevziun, publikohet video e gazetarit

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” u transmetua një video ku gazetari dhe moderator Blendi Fevziu shfaqej duke folur në gjuhën arabe, kineze dhe portugeze.Kjo video është krijuar nga Inteligjenca Atificiale dhe ajo çfarë vihet re është zëri identik me atë të gazetarit.

Blerim Gjeldani, i cili ka relizuar dhe këtë video, tha se është arritur përmes klonimit të zërit të gazetarit dhe është krijuar për 30 minuta.Inteligjenca artificiale është në gjendje të krijojë gjithë sekuencën e një videoje duke u bazuar në pak foto.

Ajo po përdoret gjërësisht së fundmi. Kujtojmë, se ditën e sotme një spikere virtuale zuri vendin në tryezën e studios së lajmeve në Euroneës Albania.

“Përshëndetje, unë jam Tokyo Tirana. Ju ftoj të ndiqni lajmet kryesore në Euronews Albania”, kështu e nisi edicionin e saj të parë të lajmeve, spikerja më inovative e ekraneve televizive në Shqipëri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *