Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të pëlqyera për publiku, por me sa duket jo për fansat që e shohin nga afër.
Së fundmi prezantuesja ka qenë në Londër, për promovimin e filmit “Sofia”, ku siç ka njoftuar në rrjetet e saj sociale, mund të takonte fansat e saj.
Por në një postim të fundit që ka bërë, kanë vërshuar komentet jo pozitive për të, pasi njerëzit e quajnë mendjemadhe.
“Filmi shumë i bukur, por para dhe mbas premierës në Londër u afruam për të bërë një foto me ju, por na ikë dy herë dhe s’na e dhe mundësinë”.
Por Arbana e ka mohuar menjëherë duke thënë se kanë qenë aty deri në fund.
Më poshtë një tjetër ndjekëse bie dakort me komentuesen e parë.
“Faktikisht ka të drejtë. Kam rastisur dy herë afër teje dhe të dya herët ke qenë shumë e ftohtë, madje mund të them mendjemadhe.Zhgënjim total nga ç’të shohim në ekran. Gjithsesi shpreoj të kenë qenë thjesht çastë të gabuara në ditë të gabuara”, shkruan ndjekësja, e cila është mbështetur nga shumë të tjerë.