Një zjarr masiv ka rënë ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se vatrat e zjarrin kanë rënë pranë fshatit Zërvaskë në Pogradec.
Nga flakët deri më tani janë djegur rreth 2 hektarë gështenjë si dhe shkurre. Fillimisht zjarri është shfaqur rreth orën 13: 15. Por ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i rastësishëm apo ka qenë i qëllimshëm. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.