Lokali i këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy me emrin e artit, është përfshirë nga flakët gjatë natës.
Gjatë orëve të natës, lokali që ndodhet në zonën e Currilave është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka rënë në pjesën e tendave. Në vendngjarje kanë arritur forca të shumta policie dhe zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur të shuajnë flakët. Por kur dyshohej se këtë mund ta kishin bërë kundërshtarët e tij në fakt policia ka zbuluar se kushëriri i reperit ka qenë autori. Eraldo Musteqja, 26 vjeç ka qenë i njëjti që i ka vënë edhe zjarr
Mirëpo ajo që e bën të dyshimtë këtë ngjarje është fakti se vetëm pak javë më parë një tjetër lokal i Noizyt u përfshi nga flakë.
Zjarri ra më 11 qershor, ndërsa u raportua se flakët ishin shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.