Postimi i fundit i Michael Zanera, punëtorit që humbi jetën bashkë me katër kolegë të tjerë pasi u përplas nga treni në zonën e Torinos të bën të rrëqethesh.
Në një video në TikTok, të publikuar pak orë para vdekjes së tij, në fakt, Michael Zanera, i cili me profesion ishte saldator, kishte shfaqur një imazh, ose më mirë një simbol, që i shfaqej teksa ishte duke bërë punën e tij.
“Është hera e parë që më ndodh kjo, teksa po lidhja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit i lutem çdo ditë sepse nuk është momenti i mirë për mua”, ka shkruar punëtori.
Një mesazh shqetësues, i shkruar pak orë para gjetjes së vdekjes. Zanera dhe katër viktimat e tjera po punonin në linjën Torino-Milan, midis Chivasso dhe Brandizzo, kur u përplasën nga një tren që udhëtonte me 160 kilometra në orë.