Hakerat iranianë kanë publikuar 1000 llogari bankare të qytetarëve shqiptarë, korporatave dhe shoqërive shqiptare me të dhëna sensitive, përfshi edhe shumën e parave të depozituara.
Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës. Ndërkohë deri tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga Banka e Shqipërisë apo banka e cila është hackeruar disa javë më parë.
“Sipas opinionit tuaj, në cilën bankë sundimtarët e korruptuar të Shqipërisë i pastruan paratë që morën nga Muxhahedinët. Na e specifikoni”, shkruajnë hakerat bashkangjitur me databazën e të dhënave të publikuara.
Klikoni këtu për të parë dokumentin me te dhenat:TOP1000