1 mijë shqiptarëve iu dalin të dhënat bankare nga hakerat iranianë, asnjë reagim nga institucionet

Hakerat iranianë kanë publikuar 1000 llogari bankare të qytetarëve shqiptarë, korporatave dhe shoqërive shqiptare me të dhëna sensitive, përfshi edhe shumën e parave të depozituara.

Databaza e publikuar prej grupit të hakerave “Homeland Justice” përmban 1,000 llogari bankare, me emrin përkatës, numrin serial, shumën e depozituar, numrin e telefonit, adresën dhe degën e bankës. Ndërkohë deri tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar nga Banka e Shqipërisë apo banka e cila është hackeruar disa javë më parë.

“Sipas opinionit tuaj, në cilën bankë sundimtarët e korruptuar të Shqipërisë i pastruan paratë që morën nga Muxhahedinët. Na e specifikoni”, shkruajnë hakerat bashkangjitur me databazën e të dhënave të publikuara.

Klikoni këtu për të parë dokumentin me te dhenat:TOP1000

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *