Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer një ngjarje të pazakontë, ku një 19 vjeçar është dënuar nga gjykata e Tiranës, pasi akuzohet se ka vjedhur një libër në një nga libraritë e kryeqytetit.
Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se i riu kishte vjedhur librin “Gjuetari i Balonave”, pasi nuk kishte mundësi që ta blinte atë. Gazetarja e sjell këtë histori të tetë viteve më parë gjatë një bashkëbisedimi me një gjyqtar.
Postimi i plotë i Hoxhës:
Ndoqa gjykimin kundër një vajze të re, e cila për të shpëtuar një qytetar të demtuar nga një aksident rrugor, si dëshmitare në vendngjarje drejtoi makinen pa patentë dhe e çoi të plagosurin në spital.
Aty e akuzuara priti Policinë dhe tregoi se si e dha ndihmën e parë. Policia i kërkoi dokumentat dhe e arrestoi më pas për drejtim mjeti pa patentë. Për këtë akuzë prokuroria me sytë ulur kerkoi deklarimin fajtore të shtetases, megjithese pranoi gjestin human te saj.
Në fund të gjykimit e pyes gjyqtarin: I nderuar, si ky vendim a ke dhënë të tjerë verdikte fajesie që nuk do doje kurre ti kishe shpallur?
U përgjigj: Po. Tete vite më parë, më ka mbetur peng rasti i nje djali nga Tirana. E kishte arrestuar policia për vjedhje. Ma sollen të pandehur. Kur lexova dosjen, pashë që kishte vjedhur librin “ Gjuetari i Balonave” .
E pyeta: Pse e vodhe? Me tha: Nuk kisha para, kisha degjuar aq shumë për këtë libër sa doja ta lexoja doemos. E vodha, por me identifikuan nga kamerat.
Ishte 19 vjeç. Nuk dhashë burg për të, por e dënova!