23 vjeçari i droguar hyn me semafor të kuq dhe përplas për vdekje këmbësoren, zbardhet aksidenti i mbrëmshëm në Tiranë

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur pasditen e djeshme, në bulevardin “Zan D’Ark” në tiranë.

Policia ka zbardhur ngjarjen, ndërsa raporton se 23-vjeçari Marjol Aliko ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, kur ka kaluar rrugën me semafor të kuq, dhe ka përplasur gruan 75-vjeçare në vijat e bardha. Gruaja është dërguar me urgjencë në spital, ku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një drejtues makine që ka aksidentuar me vdekje një të moshuar ditën e martë pasdite.

Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet M. A., 23 vjeç, i cili duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.

Pas testimit, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. A., ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Njoftimi nga Policia Tiranë:

Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve, ndërroi jetë në spital, ditën e djeshme.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, drejtuesi i automjetit ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. A., ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *