Temperaturat me minus kanë mbërthyer vendin, ja kur do të marrin fund ditët e acarta

Vendi ynë po përballet me temperatura nën 0 gradë C këtë javë, ndërsa termometri ka shënuar rekord në qarkun e Shkodrës.Gjatë mbrëmjes së kaluar rekordin e temperaturave e mban Qafa e Thorës me – 22 gradë C, ndërsa në Vermosh, ato kanë arritur deri në -17.

Në akset Bogë – Theth dhe nga Leqet e Hotit e Deri në Vermosh, ka prani ngricash dhe këshillohet përdorimi i zinxhirëve.

Ndërkohë sipas parashikimit të Anira Gjonit, meteorologes nga Instituti i Gjeoshkencave, dita e sotme do të ketë reshje bore në qarkun e Kukësit. E hëna ishte dita më e ftohtë e javës, por gjatë muajit Shkurt do të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe ngrica e acari nuk do të jenë më prezentë.

“Duke filluar nga dita e enjte do të kemi një ngritje të lehtë të temperaturave me 2-3 gradë dhe gradualisht do vazhdojnë deri javën tjetër derisa të kalojnë mbi 0, flasim për minimalen.Shqetësuese temperaturat e ulëta do të ngelen për zonat malore. Java tjetër pritet që temperaturat të ngrihen dhe të mos kemi më ngrica dhe acar, çka do të thotë se do të jetë e zakonshme për muajin e Shkurtit”,ka thënë ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *