3.6 mln euro dëm shtetit shqiptar, arrestohet në Vjenë Stela Gugallja

Stela Gugallja, e konsideruar si një prej personave të rëndësishëm të aferës së inceneratorëve, mësohet se është në proces ekstradimi nga Vjenë në drejtim të Tiranës.

Stela Gugallaj është ndaluar në Vjenë pas një udhëri ndalimi të lëshuar nga SPAK.

Stela Gugallja ishte në kërkim ndërkombëtar së bashku me Klodian Zoton.Ajo akuzohet se është përfshirë në aferën 3.6 milionë euro të inceneratorit të Elbasanit. Stela Gugallja kërkohej në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k kurse Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.
“Prokuroria e Posaçme eshte njoftuar se ne Gjykaten e Vienes, ne Austri, eshte duke u kryer proçedura e ekstradimit te shtetases Stela Gugallja, nga Austria ne Shqiperi, ne zbatim te urdherit te kerkimit nderkombetar per kete shtetase”, thuhet nga SPAK.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *