30-vjeçarja shqiptare në Greqi ishte duke djegur degët u ullinjve, bie në zjarr dhe humb jetën

Një 30-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, në zonën Lesbos.

30-vjeçarja nëna e një fëmije ishte duke djegur dega në një ullishte, kur në një moment ka rënë lartë flakëve.

Bashkëshorti i saj ka nxituar për ta ndihmuar dhe duke nxjerrë gruan ka pësuar edhe djegie në duar. Ai ka arritur të nxjerrë gruan nga flakët dhe ta dërgojë atë më pas në spitalin më të afërt, por 30-vjeçarja kishte ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe shërbimi zjarrfikës. Bashkëshorti i 30-vjeçares është shprehur se gruas i janë marrë mend dhe për pasojë ka rënë në zjarr dhe është djegur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *