35 vjeçari vdiq nga korenti, familjarët përleshen me mjekët pasi nuk hapnin dot derën e ambulancës

Një përplasje mes uniformave të bardha dhe familjarëve të një të riu që ndërroi jetë ka ndodhur në spitalin e Vlorës. Familjarët e Arbër Feratit, i cili ndërroi jetë 2 ditë më parë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, fajësojnë mjekër për humbjen e të riut. 

Bluzat e bardha thonë se 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vend si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, por familjarët pretendojnë se ai ka pasur shenja jete teksa po transportohej me ambulancë në spital. Por në momentin që kanë mbërritur në oborrin e spitalit, ambulancës i është bllokuar dera, e cila nuk është hapur për disa minuta.

Këto minuta, sipas familjarëve kanë qenë kritike për të riun, e pretendojnë se teksa ishte në ambulancë ndërroi jetë pasi nuk mori dot mjekimin e nevojshëm.

Irritimi i tyre dhe ndërhyrja e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka sjellë përplasje fizike. Sikurse tregojnë pamjet, disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv dhe të afërm të 35-vjeçarit. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *