Fabrika më e madhe e koka inës në Shqipëri është zbuluar para pak ditësh në qytetin e Fierit, ndërsa të përfshirë janë shumë personazhe. Pluhuri i bardhë fshihej brenda thasëve me pleh kimik dhe thuhet se kap vlerën e 40 milionë eurove. Kjo është shifra më e lartë e kapur ndonjëherë në vendin tonë.
Por kush janë porositësit dhe pronarët e vërtetë që fshihen pas saj?
Deri tani janë vënë në pranga Zenel Cervanaku nga Tirana, i cili ka qenë porositësi i një pjese të madhe të sasisë së plehut. Zeneli kishte hapur kompaninë e plehut, 5 muaj para se të bënte porosinë. Vëllai i tij, Viktor Çervanaku, ish-kryetari i komunës së Farkullit, i cili kishte edhe në pronësi banesën ku ishte laboratori. Djali i këtij të fundit Denilson Çervanaku. Ky i fundit ka qenë më parë futbollist me Dinamon e Olimpikun, ku ka ushtruar këtë detyrë si porfesionist prej 5 vitesh. I riu e nisi karrierën sportive në vitin 2013 dhe i dha fund në 2017 dhe gjatë këtyre viteve shënoi vetëm 5 gola. E fejuara e tij po ashtu ka rënë në pranga. Enxhi Ferhati, vajza e Genc Ferhatit, një personazh shumë i njohur dhe i konsideruar si i forti i rrugës së Kavajës në Tiranë.
Po ashtu emër i njohur ishte edhe Klajdi Kodra, i njohur edhe me mbiemrin Vrioni, i dënuar më parë.Ai është djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra.Sasia me pleh-kimik ku ishin fshehur 430 kg pluhur i bardhë është ngarkuar në muajin maj 2022 në kontejner në Kolumbi dhe nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi ku ka mbërritur në fillim të korrikut 2022. Prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Tivarit të Malit të Zi dhe në Shqipëri është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.
Gjatë gjithë kohës, kjo ngarkesë është mbajtur 24 orë nën vëzhgim nga autoritetet. Kjo me qëllim identifikimin e plotë të bashkëpunëtorëve.