5 fëmijët e saj ndodhen nën rrënoja, nëna u lutet e përlotur grupeve të kërkim-shpëtimit t’i gjejnë sa më shpejt

Një nënë e dëshpëruar që kërkon me ngulm fëmijët e saj. Tragjedi të rënda vijnë nga Hatay i shkatërruar tërësisht nga tërmeti në Turqi. Pesë fëmijët e saj ndodhen nën rrënoja dhe deri më sot nuk janë bërë kërkime në shtëpinë e tyre. Me dhimbje dhe indinjatë, ajo thërret ekipet e kërkim shpëtimit. Ngjarjen e raporton drejtpërsëdrejti gazetari i Top Channel.

‘Më në fund duket se do të ketë diçka. Shohim që ekipet po hynë në godinë dhe po thonë diçka. Një kurajo dhe guxim i paparë sepse të kontaktosh autoritetet këtu është shumë e vështirë, thotë Bibe.

Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, tani i ka kaluar 22 mijë persona. Tërmeti me magnitudë 7.9 ballë është në listën e 10 tërmeteve më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit. Përpjekjet e skuadrave të huaja që erdhën në rajonin e goditur nga tërmeti janë vlerësuar shumë pasi kanë dhënë shumë lajme të mira deri më tani. Më shumë se 1,100 personel kërkimi dhe shpëtimi dhe mbi 70 qen të trajnuar posaçërisht marrin pjesë në përpjekjet e shpëtimit brenda fushëveprimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *