6 muaj pas vdekjes së Jonadës/ Shfaqet instalacioni i veçantë në plazhin e Potamit (FOTO)

Vdekja e 7-vjeçares Jonada tronditi vendin këtë verë, pasi e mitura u vra me skaf nga efektivi Arjan Tase në plazhin e Potamit teksa ajo ishte duke u larë në det me të atin e saj.

Së fundmi në bregdetin e Potamit, janë vërë re disa kolona të ngritura me gurë. Nuk dihet nëse ky instilacion është bërë për nder të Jonadës, megjithatë ka tërhequr vëmendje.

Më 3 gusht 2022 komisari i Policisë, Arjan Tase përplasi në plazhi e Potamit për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdiu. Efektivi futi gomonen në hapësirën e rrethuar për pushuesit me bova plastike. Ai kreu manovrime të rrezikshme dhe 15 metra larg bregut goditi me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonada Avdiun duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës. Tase u arrestua dhe akuzohet për vrasje e kryer nga pakujdesia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *