68 fëmijë të ZHDUKUR në Shqipëri! Avokati ngre alarmin: Trafikohen për organe

Trafikimi i emigrantëve në venin tonë është kthyer në një problem të madh, pasi shumë klandestinë e shohin Shqipërinë si tranzit për vendet e BE-së.

Megjithatë, një fenomen shumë shqetësues po vihet re, siç është zhdukja e fëmijëve të pashoqëruar. Gazetarja e “Fiks Fare”, Antela Lika dhe avokati Kujtim Cakrani ishin të ftuar sot në “Breaking” ku folën për këtë problem. Teksa gazetarja deklaroi se plot 68 fëmijë rezultojnë të zhdukur në vendin tonë, avokati ngriti dyshime se ata mund të jenë trafikuar, madje dhe për organe.

36 fëmijë të pashoqëruar janë zhdukur në Shqipëri. Ata shkonin në një qendër që nuk ishte shtetërore edhe pse ka një qendër ku këta duhet të qëndrojnë. Qendra financohej nga organe të huaja por këta fëmijë aty zhdukeshin brenda shtetit tonë. Nuk dihet ku kanë përfunduar këta fëmijë akoma. Kur ne i pyesnim se ku janë, ata thoshin nuk do i ndjekim ku shkojnë sepse kaq e kemi kapacitetin. Kur dilnin dy orë, fëmijët largoheshin. 9 muaj më vonë, organizata të tjera dolën me deklarata të tjera, ku u zbulua se në fakt ishin 68 fëmijë të pashoqëruar, të cilët ishin zhdukur dhe fati i tyre nuk dihet. Fëmija mund të bjerë pre e trafikimit dhe e shumë veprave të tjera.”– tha gazetarja.

“Sa i përket trafikimit të emigrantëve, tashëm dihet që Shqipëria është bërë një vend kjo është kthyer në biznes fitimprurës për të gjithë grupet kriminale. Jugu i vendit është kthyer në oaz, pasi vinë nga Greqia apo Turqia. Shqipëria ka dhe një problem tjetër, trafikimi i fëmijëve. Janë kthyer në një burim trafikimi për tu birësuar apo për organe etj. Ky është shqetësimi më i madh.”– tha avokati.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *