Futbollisti shqiptar denoncon Ferrarin, makina luksoze i merr flakë teksa ecte në rrugë

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka reaguar pas ngjarjes, në të cilën makina e tij “Ferrari” shpërtheu në flakë, teksa ai dhe vjehrri po udhëtonin në Itali.

Përmes një postimi në Instagram, Hysaj thotë se është mirë me shëndet. Ai thotë se zjarri në makinën e tij shpërtheu si pasojë e një defekti teksa ishte duke lëvizur përgjatë një rruge .

Ai thotë se çdo gjë është në rregull dhe se është i fokusuar në ndeshjen e sotme.

“Mirëmengjesi. Disa media raportuan lajme në lidhje me një ngjarje të ndodhur pak ditë më parë. Dua të theksoj se jam mirë, por edhe njerëzit që ishin me mua janë mirë. Një defekt në makinë shkaktoi ndezjen e zjarrit teksa isha duke ecur përgjatë një rrugë, menjëherë kam bërë një bilanc të situatës dhe jam ndalur në një vend të sigurt. Për fat të mirë pa asnjë dëmtim në njerëz apo mjete të tjera. Nuk ishte një aksident rrugor, e bëj të qartë se gjithçka është në rregull dhe jam i fokusuar te ndeshja e sotme. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja”, shkruan Hysaj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *