Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës e cila u vra nga ky i fundit vetëm pak ditë më parë në Paskuqan, ka treguar të tjera detaje të rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Në një intervistë televizive, babai i 30-vjeçares, i cili humbi vajzën dhe të fejuarën e djalit, iu plagos vajza tjetër dhe gruaja, pohoi se Elena e kishte njohur me shkuesi Hutrën. Ai tha se Hutra dyshonte te atësia e fëmijës që kishte me Elenën.
“Kam qenë të vëllai im. U martuan, u ndanë. U njohën përmes një njeriu tjetër, shkes. Kishin 3-4 muaj që jetonin bashkë. Na thirri kur do bëhej me fëmijë, do bëhej me djalë…pallavra kështu. Janë ndarë pa mirëkuptim. Iku ditën, ai ka ardhur dhe e ka lënë. Kishin vënë unazën. Ai erdhi në shtëpi dhe thoshte; “se ka djalin me mua.
Pse ka ikur vajza pa më thënë mua”. Ai kishte dëgjuar ca llafe, punë grash. Nuk dija asgjë (që kishte vrarë gruan e tij te pare). As që kishte dalë nga burgu. Shkesi tha është burrë i mirë. Ai shkesi është nga Kukësi. Dani jetonte te Bregu i Lumit, ishin me qira, s’ka pasur shtëpi. Me Mislimen s’jam takuar për të tilla gjëra. Nuk festuam për fejesën. Ai kërkonte lekë për veten e vetë, ne i dhamë 3 mijë e 300 euro, para 6 muajsh. E ka dhunuar këtu te shtëpia jonë se më parë se ka rrahur. E tërhoqi denoncimin për këtë punë, se mos na vriste. Na ka kërcënuar te shpia.
Më tha;” do ta marrin vesh dhe mediat botërore.” Na kërcënoi. Gruaja është mirë. Nuk i kemi treguar bashkëshortes se ka vdekur vajza dhe nusja. Elena dhe Kujtimja janë plagosur me thikë në brinjë”, tha ai.