Avioni “Fishta” i është shtuar flotës ajore në Shqipëri. Lajmi i mirë u bë me dije nga kryeministri Edi Rama i cili ka shpërndarë pak më parë disa foto në Facebook.
Ai thotë se me “Fishtën”, ka shkuar në katër numri i avionëve të kompanisë së “Air Albania”.
“Ja edhe Fishta zbriti në Tiranë duke e çuar në katër avionë flotën e kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama në fotot e shpërndara në Facebook.