Një 22-vjeçare shqiptare është arrestuar në Selanik, pasi kishte lënë foshnjen e saj 4-muajshe në makinë, e ndërkohë kishte shkuar për të bërë pazar.
Shqiptarja, së bashku me një tjeter grua, lanë foshnjen dhe u nisën për të bërë paraze në një dyqan në zonën e Pylaias. Ishte një kalimtar që pa foshnjen brenda makinës së parkuar, i cili njoftoi Policinë, shkruan ‘Protothema.gr’.
Sipas dëshmisë së tij, foshnja ishte vetëm për të paktën 40 minuta, ndërsa automjeti ishte i mbyllur me dritare gjysmë të hapur. Punonjësit e policisë së repartit Pylaia, gjetën brenda një dyqani gratë me origjinë shqiptare dhe i arrestuan.
Policia ka ngritur dosjen për ekspozim të të miturit në rrezik si bashkëpunëtor ndaj nënës 22-vjeçare edhe drejtueses se mjetit 27-vjeçare.
Burimi:Protothema