Tjetër masakër në Serbi, 21 vjeçari vret 8 persona dhe plagos 13 të tjerë

Pas disa orësh kërkime, autoritetet serbë kanë arritur që të vënë në pranga 21 vjeçarin Uros.B, autorin e masakrës së mbrëmshme ku mbetën të vdekur 8 persona si dhe u plagosën 13 të tjerë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 23:00 të mbrëmjes në fshatin e Serbisë, Dubonë, dhe ka ardhur pas një debati që i riu ka pasur me një oficer policie të kësaj zone.

Pas debatit ai ishte larguar drejt shtëpisë ku dhe ishte kthyer me një automatik duke hapur zjarr dhe lënë të vdekur 8 persona mes tyre dhe fëmijë.

Pas masakrës i riu u largua drejt pyllit dhe përgjatë gjithë natës rreth 600 oficerë policie ishin në ndjekje të tij.

Sipas vendasve, sipas asaj që kanë marrë vesh, Urosi ka vrarë edhe të afërmit e tij më të afërt, dyshohet se një nga vëllezërit e tij, kunatën dhe një djalë 12-13 vjeç, nipin e tij.

Teksa ishte në arrati i riu kishte postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një foto të tijën të shoqëruar me muzikë nga filmi “South Ëind”:

“Na keca prangijam”, shkruan te i riu mbi foto që do të thotë “do t’ju gëlltis”.
Kurir shkruan se dëshmitarët e masakrës thanë se Uros është djali i një oficeri të ushtrisë serbe që punon në Shtabin e Përgjithshëm në Beograd.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *