Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas në Pogradec. Banesa është në pronësi të gruas së identifikuar Yrfete Elmasllari. Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi në banesë por është lënduar edhe gruaja e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.
Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.