Zjarr në një banesë në Pogradec, gruaja tenton të shuajë flakët, pëson djegie në duar dhe këmbë

 Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas në Pogradec. Banesa është në pronësi të gruas së identifikuar Yrfete Elmasllari. Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi në banesë por është lënduar edhe gruaja e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.

Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *