Për 13 minuta mbaroi punë / Gazetari: Gjici ia dha projektin për qentë endacakë gruas, menjëherë pas marrëdhënies seksuale

Detaje të reja mësohen nga videoskandali erotik që çoi në shkakrimin e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Me publikimin fragmenteve të tjera nga videopërgjimi, ngrihen dyshime të forta se Gjici i dha gruas, me të cilën kreu marrëdhënie seksuale në zyrën e tij, projektin për sterilizimin e qenve endacakë.

Nëse kjo rezulton e vërtetë, mund të sjellë telashe të tjera për Gjicin me drejtësinë, më konkretisht Prokurorinë e Posaçme, pasi e implikon në akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Gazetari Artan Hoxha thotë se janë dashur vetëm 13 minuta që nga momenti që gruaja e identifikuar me emrin Alma K. ka hyrë në zyrën e Gjicit në Bashkinë e Kukësit dhe ka përfituar kontratën.

Video e plotë është rreth 13 minuta, dhe besohet të jetë filmuar nga vetë gruaja protagoniste. Tre minuta të videos janë pjesa e marrëdhënies seksuale dhe 10 minutat e tjera është procedura kur dosja e gruas për projektin e sterilizimit dhe strehimit të qenve endacakë të Kukësit merr “Ok”.

Për këtë, sipas gazetarit Hoxha, është angazhuar nënkryetari i Bashkisë Kukës, Granit Gjana.

Kjo dallohet nga segmentet fotografike të shkëputura nga videopërgjimi.

Ja çfarë shkruan gazetari Artan Hoxha:

Kisha dëgjuar kryeministrin, të fliste për efekshmërinë, shpejtësinë dhe rendimentin e lartë të administratës së tij, por nuk e kisha besuar.

Por si ka thënë Sali Berisha, “Mendimi evolon”.

Tashmë jam i bindur me zë dhe figurë se “Padishau” ynë ka të drejtë.

Administrata në Kukes duket flakë farë, “shpejtësi sketerrë, efikasitet maksimal, rendiment apsolut”…

Shikojeni ne fotot e mëposhteme kronologjinë e plotë, se si një qytetare krejt e paverifikuar, kush është dhe çfarë perfaqëson, brenda 13 minutash, hyn në bashkine e Kuksit, “përdhunon” kryetarin në zyrën e vet, rregullon aferen për projektin e kastrimit dhe sterilizimit të qeneve të rrugës, plotëson dokumentacionin në zyrën e nënkryetarit, dhe ikën në hallin e vet….

Foto 1)- 15:59:30

fillon “procedura” në zyren e kryebashkiakut.

Foto 2)- 16:03:44

Mbaron me sukses “procedura”.

Foto 3)- 16:04:28,

Nis biseda per projektin e qenve..

Foto 4)- 16:06:47,

Mbyllet biseda për projektin e qenve rrugaçe, thirret ne zyren e kryetarit, nenkryetari Granit Gjana, per te ndjekur hapat ligjore per projektin e qenve.

Foto 5)-16:11:08,

Vajza shkon në zyren e nenkryetarit te bashkise Granit Gjana dhe merr udhezimet per dokumentat qe duhen per projektin.

Foto 6)-16:11:18,

Vajza mbaron me nenkryetarin, dorezon letrat dhe vendos kontaktin direkt me te.

Foto 7)-16:11:42,

Vajza del nga bashkia Kukës pasi ka mbyllur praktikisht nje projekt qe do financohet nga banoret e Kukesit.

Foto 8)-16:13:04,

Vajza ndez makinen dhe para se te niset, degjohet nje e lehur qeni, te cilin e ka në sediljen e pare te makines…

Foto 9)- Dielli do të lind sërish, jeta vazhdon.

Degjohemi në skandalin e radhës…

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *