Nëna e 12-vjeçares, e cila dyshohet se u vetëvar në kasollen e bagëtive të imta pranë banesës së saj në fshatin Buzaishtë më 22 gusht, është shtruar në spital. Sipas moderatores së emisionit “Me zemër të hapur”, Evis Ahmeti, ajo refuzon të ushqehet.
Ndërkohë është publikuar edhe një foto e saj e shtruar në spitalin në Greqi, ku edhe ka jetuar 6 vitetet e fundit pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj.Ajo u rikthye në Shqipëri disa muaj para vdekjes së të bijës, ku e takoi për herë të parë pas 6 vitesh në prani të familjarëve të bashkëshortit, ish-vjehrrit dhe ish-kunatës.
Takimi mes tyre zgjati vetëm 5 minuta dhe nëna i premtoi 12-vjeçares se do ta takonte sërish në shtator. Por sipas saj në momentin që gjyshi i saj e mori i tha: Kur të vdes unë do e takosh nënën tënde! Madje, nëna e të miturës hodhi akuza se familjarë të bashkëshortit mund të jenë përfshirë në vdekjen e 12-vjeçares.
“Ata mund t’i kenë bërë diçka”, tha ajo në një intervistë për emisionin.
Nëna e 12-vjeçares: E kam takuar pas 6 vitesh, vetëm 5 minuta. Vajza s’më ka folur asnjë fjalë.
I kam thënë të blej një telefon të flasësh me mua, më tha më rreh babi. Ishte e trembur dhe e frikësuar.
Ishte gjyshi me hallën e vajzës, unë me motrën dhe burrin e saj, si edhe nipi e mbesa. “Kur të vdes unë do ta takosh nënën tëndë”, i tha gjyshi kur e mori.
Takimi u bë afër banesës së ish-bashkëshortit. Ma kanë marrë gocën me zor, me shumë bështirësi e bëra një fotografi.
Kam qenë në Greqi pa letra ndaj nuk e takoj dot vajzën.
Babait i kam shkruar në FB dhe i kërkova të flas me vajzën, më tha “jo se e mërzit, më prish familjen”. Vajza ishte frikësuar dhe e ndrojtur. Nuk ka thënë asnjë fjalë përveç kur i thashë për telefonin. Tha “jo se më rreh babi”. Unë i thashë që do të vij prap në shtator dhe do të takoj, por nuk pati asnjë reagim.
Nga një kushëri e mora vesh lajmin. Doktori i morgut më tha që s’ka shenja varje. Diçka ka pirë ose ki kanë bërë diçka ata. Mendoj se i kanë hedhur diçka fëmijës. Gjithçka që flitet janë gënjeshtra.