Një pedofil është goditur me grusht në sallën e gjyqit nga nëna e fëmijës të cilën ai e përdhunoi dhe më pas e vrau, në Kazakistan.
48-vjeçari Saidolim Gayibnazarov u dënua me kastrim kimik dhe me burgim përjetë. Ai joshi vajzën 5-vjeçare të fqinjit me lekë për të blerë akullore dhe e futi në shtëpinë e tij. Krimineli e përdhunoi, e mbyti me qese plastike dhe më pas e masakroi me thikë vajzën e vogël.
Gayibnazarov e fshehu trupin e vogëlushes në bodrum dhe më pas me qetësinë më të madhe iu bashkua prindërve të saj në operacionet e kërkimit, duke u thënë autoriteteve madje se e kishte parë vajzën duke iu drejtuar një kanali të zonës.
Babai i vajzës dalloi bluzën e saj në shtëpinë e pedofilit dhe trupi i saj i zhveshur u gjet pas 8 orë kërkimesh. Banorët e zonës kërkuan ta linçonin “bishën”, por policia nuk i lejoi. Seanca gjyqësore ndaj kriminelit u mbajt dy muaj pas ngjarjes. Kur pedofili po largohej nga salla, nëna e viktimës, duke ulëritur iu vërsul dhe e goditi me grusht.
Kazakistani ka disa vite që dënon me kastrim të gjithë pedofilët. Madje, ata nxirren në televizion duke treguar eksperiencën e dhimbshme pas kastrimit.