Këngëtarja e njohur, Poni, përveç suksesit në muzikë, ka dalluar gjithmonë për bukurinë e saj dhe pamjen e kuruar deri në detaje prej kaq vitesh në estradën shqiptare.
Artistja e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, së fundmi duket se është bërë nostalgjike për kohët e vjetra, teksa ka publikuar disa foto kur ajo ka qenë adoleshente.
E krahas postimit, Poni shprehet se i vetmi ndryshim që ajo ka bërë në fytyrën e saj janë buzët dhe vetullat për të cilat thotë se tashmë është penduar.
Sakaq, artistja nuk ngurron të japë dhe një mesazh për vajzat e reja të cilat i këshillon ta mendojnë mirë ndryshimin që duan të bëjnë tek vetja e tyre, ndërsa shton se mbi të gjitha duhet të trashëgojnë tiparet e prindërve ndër breza.
Postimi i plotë:
“Foto 1 une 18 vjec mature : Foto 2 im bir 10 vjec ( perpara dy vjetesh ) foto 3 babai im ????. ???? Kur me pyesin ku e ke bere hunden ???? deshmi ne foton e vjeter , qe e kemi bio???????? njeriu dhe gabon nje here ne jete???? si une me vetullat dhe volumin e buzes , por kur e pash qe nuk me shkonin u mundova ti kthej si dikur por kuptohet , si ti ka bere nena dhe krijuesi ato nuk rikthehen plotesisht????Gjithsesi ky status te sherbej per gjithe vajzat e reja te mendojne shume mire ndryshimet fytyre dhe te jene te sigurta, kur duan te bejne nje ndryshim ne pamjen e tyre. Jo sepse eshte trend , moda iken dhe vjen . Kurse tiparet jane ato qe kemi trasheguar nga prinderit tane????dhe trashegojme te femijet tane ????????❤️ 3 Gjenerata 1)2)3