‘Ulet numri i nxënësve në Korçë!’, DAR: Si do të shmanget shkurtimi i mësuesve

Ky vit shkollor nis me një shkollë më pak në qarkun e Korçës, si pasojë e uljes së numrit të nxënësve.

Ky lajm është njoftuar nga vetë drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Korçë, Vinjola Rrota, ndërsa uroi nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri arsimor.

Në fakt, dita e parë e shkollës ka nisur edhe me 6 klasa të para më pak për shkak të numrit të ulët të nxënësve, ndërsa disa të tjera janë bashkuar

Sipas informacioneve, një vit më parë për vitin 2022/2023 janë regjistruar 1754 nxënës. Për këtë vit 2023/2024 janë regjistruar 1589 nxënës, 228 nxënës me pak. Në klasat e dhjeta një vit më parë ka pasur të regjistruar 1771 ndërsa këtë vit janë 1531. Klasat e mbyllura janë në Pogradec e Korçë, ndërkohë që në 10 shkolla do të aplikohet mësimi me turne.

E në rrjedhën e këtyre të dhënave, shumë mësues në këtë qark kanë mbetur pa ngarkese mësimore, ndërkaq DAR konfirmon se do të ketë lëvizje paralele të detyrueshme për të evituar shkurtimin e personelit arsimor.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *