Një i dënuar në burgun e Beratit ka ndërruar jetë sot gjatë një operacioni në Sanatoriumin e Tiranës.
Bëhet me dije se ka ndërruar jetë 57-vjeçari Valerio Gërzhi, i cili ishte i dënuar në burgun e Beratit për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike.
Ai kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe nga spitali i Beratit është nisur me urgjencë në Tiranë, pasi kishte probleme me mushkëritë, e teksa i është nënshtruar një operacioni, ka ndërruar jetë.