U përdhunua nga tre persona, vajza nga Vlora detyrohet të tërheqë padinë: Shkova me dëshirë

Një denoncim për një rast përdhunimi u publikua dje në qytetin e Vlorës, ku një vajzë e re deklaroi në polici se ishte droguar dhe abuzuar nga tre djem.

Por ditën e sotme bëhet me dije se vajza është tërhequr nga padia.

Në dëshminë që ka dhënë për policinë e Vlorës, vajza ka treguar se s’kishte asgjë për të thënë pasi ajo kishte shkuar me dëshirë.

“Unë shkova me dëshirën time, pavarësisht se gjërat rrodhën kështu…”-ka deklaruar vajza.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Oltjan Tahirin, djalin e një personi që ka servis Skafesh në “Triport”, ndërsa janë ndaluar Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti.Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim një person dhe ka arrestuar dy të tjerë. Por tashmë vajza 26-vjeçare e dëmtuar ka ndryshuar dëshmi duke thënë se kishte shkuar me dëshirën e saj. Me këtë dëshmi çështja ka marë një kthesë për sa i përket përgjegjësisë penale të tre të rinjve.

Sipas raportimeve, tre djemtë dhe vajza kanë konsumuar alkool dhe hashash në ambjentet e një hoteli, duke vijuar më pas në katin e dytë të hotelit, ku kanë kryer marëdhënie. Raportohet se vajza ka pasur probleme shëndetësore duke pësuar gjëndje të fikti. Tre djemtë e kanë marë në krahë dhe e kanë nxjerë në rrugë duke e braktisur trupin dhe larguar. Ka qënë njëri nga punonjësit e hotelit që ka njoftuar policinë, e cila më pas ka transportuar vajzën në spitalin rajonal të Vlorës.

Megjithatë ka patur disa aktivistë që kanë deklaruar se këto ditë që ajo ka qenë në reanimacion, familjarë të djemve përdhunues kanë shkuar në spital, duke u bërë presion familjarëve të saj për të tërhequr akuzat.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *