Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj ka komentuar në Panorama TV, rastin e mjekut kiurg, Dervish Hasi, i cili prezantonte si gruan e tij të katërt, një vajzë 16-vjeçare, më të cilën ai pretendonte se kishte kryer martesë në xhami. Gjatë fjalës së saj, Malaj theksoi se nga ngjarje të tilla shoqëria duhet të reagojë, pasi është tronditur themeli dhe familja.
Ndër të tjera, ish-ministrja është ndalur edhe tek çështja fetare, pasi Dervish Hasi njihet si besimtar mysliman dhe kishte edhe 3 gra të tjera. Ajo shprehet se besimin fetar nuk duhet të përfshihet në çështje të tilla, duke e cilësuar si justifikim.
“Besimi fetar i çdo njeriu është i tij dhe askush nuk ka të drejtë të ta bëjë pis. Nuk ka thënë besimi fetar që hapni një grup dhe tregoni pozat tuaja sesi bëni seks me burrin. Nuk mund të bëjmë pis një komunitet të tërë që beson tek familja.
Ndërkohë që në besimin fetar mysliman ka ardhur ideja e bashkëjetesave jo vetëm me një zonjë, ka pasur një histori, për shkak të luftërave, si rezultat i pamundësisë për t’u bërë me fëmijë dhe nuk kanë dashur të largojë një grua, por e ka mbajtur me të gjitha vlerat e një gruaja. Ndaj nuk duhet të ngatërrohet. Ndjehem shumë keq që e komentojnë që një hoxhë na ka bërë këtë gjënë, kjo nuk ka lidhje, është thjesht justifikim”, theksoi Malaj.
Më tej, psikologia Malaj e cilësoi rastin si një varësi të pastër ndaj seksit, ndërsa theksoi rëndësinë e fuqizimit të ligjit në mënyrë që shoqëria të mos kalojë në këtë lloj perveristeti.
“Në këtë shekull që jemi, ku kemi të bëjmë me këtë raport të degjeneruar të familjes, ku nuk ka më shkallë hierarkie, nuk ka as raport seksual, por kemi të bëjmë me një raport perversiteti dhe ai i cili nuk merr përsipër të merret me analizën e besimit fetar, bën gabim të madh, pasi është një komunitet i nderuar, e ruan të shenjtë figurën e gruas dhe familjes. E mbroj shumë fortë dhe ndjehem e keqardhur. A mundet që ky vend të mos kalojë në këtë lloj perversiteti dhe të fuqizohet ligji. Duhen kuruar këto sëmundje mendore të varësisë nga seksi. Kjo është një varësi e pastër nga seksi”, u shpreh ajo.