Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke hetuar një grup në rrjetet sociale në të cilën shpërndahen të dhëna personale të disa grave dhe vajzave, e po ashtu foto intime të tyre.
Mohet se afro 100 mijë përdorues shqiptarë, kryesisht burra janë bërë bashkë me një qëllim, në një grup të quajtur “Albkings” në rrjetin social “Nicegram”, shtesë e “Telegram”.
Në këtë grup, shpërndahen foto dhe video të vajzave dhe grave të zhveshura, e po ashtu të dhëna personale si numri i telefonit, vendbanimi e llogaritë në rrjete sociale. Materialet që shpërndahen janë edhe të vajzave nën moshën 18-vjeçare, e në disa raste përdoruesit kanë shprehur frikën nga policia për këtë veprim.
Nga ana tjetër, disa prej vajzave, fotot e të cilave ishin shpërndarë në grup, shprhen se kjo gjë ka ndodhur pa pëlqimi ne tyre.“Nuk është hera e parë që kanë shpërndarë foto të miat. Kanë qenë edhe tre raste të fotove nudo, në të cilat nuk kam qenë unë, por kanë pretenduar që jam. Në rast që nuk gjejnë material për personin specifik, krijojnë dhe shpërndajnë me raste të rreme, me raste jo. Personalisht e kam një shoqe që iu patën shpërndarë foto nudo të rreme dhe ajo i ka mbyllur të gjitha rrjetet sociale për shkak të këtij fenomeni”, ka thënë V.R. 24-vjeçare.Eksperti i kibernetikës, Tanzer Abazi, thotë se arsyeja pse është zgjedhur rrjeti social Telegram, për shkëmbimin e mesazheve është sepse ofron kushte anonimiteti. Sipas tij, jo çdo informacion që shpërndahet në grup është i vërtetë.“Është shumë e vështirë për organet e zbatimit të Ligjit për t’i identifikuar këta persona, për shkak të anonimitetit dhe mundësisë që jep teknologjia për tu fshehur. Nuk po them që është e pamundur, por thjeshtë nëse “hakerat” apo “kriminelat kibernetik” i kanë marrë të gjitha parametrat për të ruajtur anonimitetin atëherë duhet të jetë pothuajse e pamundur që të identifikohen se kush e bën këtë”, ka thënë Abazi.