Ngjarja në Korçë, vëllai i viktimës: Bisedova të shtunën me motrën

Detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Korçë ku u gjetën të pajeta nënë e bijë brenda banesës së tyre. Djali i të moshuarës, njëkohësisht vëllai i shtetases tjetër, sipas burimeve policore, ka treguar për uniformat blu se ditën e shtunë ka biseduar me të motrën.

Sipas tij, ditën e shtunë vajza ka çuar në spital nënën për shkak se kishte oksigjenin e ulët. Atje i kanë thënë që e moshuara nevojitet të shtrohet, por vajza nuk ka pranuar pranuar ta lërë nënën e saj në spital. Të dyja, nënë e bijë janë kthyer në banesë dhe më pas nuk dihet asgjë çfarë ka ndodhur.

Dyshohet e para janë se vajza mund të ketë pësuar atak, ndërsa nëna ka ndërruar jetë më pas, në pamundësi për të lëvizur.

Vajza ishte me profesion mësuese në Vithkuq.

Vëllai që jetonte në Greqi ka ardhur vetë në banesë dhe i ka gjetur në aty të vdekura pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për hapjen e derës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *