Një 40-vjeçar, teksa ka qenë duke peshkuar me vëllain dhe një person tjetër, ka rrëshqitur dhe ka rënë në det.
Trupi i Aurel Ndoni është tërhequr nga rryma, dhe për gjetjen janë angazhuar Policia e Durrësit së bashku me polumbarët e RENEA.
Mësohet se ata ishin peshkatarë amatorë, të cilët gjuanin peshq me grep.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. B., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. B.
Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat.