Grabitet marketi në Korçë, persona të armatosur hyjnë në biznes dhe marrin para e paketa cigaresh

Një market në Drenovë të Korçës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Burime për mediat bëjnë me dije se dy persona të maskuar kanë hyrë në market dhe kanë arritur të marrin nga arka një shumë të vogël parash si dhe disa paketa cigare.

Dyshohet se grabitësit kanë qenë me armë zjarri, ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Priten më tepër detaje në vijim.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *