NJë 21 vjeçare greke humbi jetën pak ditë më parë në Selanik, pasi u përplas nga një makinë, në timonin e së cilës ishte një shqiptar. Studentja e re sapo kishte zbritur nga avioni, pasi kishte fluturuar nga Kreta, ku jetonin prindërit e saj. Dëmtimet që mori në kokë ishin aq të rënda sa truri i saj ndaloi së funksionuari. Familja vendosi që të dhuronte organet në mënyrë që të shpëtonte jetë të tjera. Kështu
zemra e saj do t’i transplantohet një vajzë të re, ndërsa mëlçia iu dhurua një burri.
Ndërkohë që po bëhen analiza për veshkat dhe mushkëritë për të gjetur marrës të pajtueshëm.
“Nuk po flasim më për v d e k j en, por për jetën. Kjo ishte dëshira e vajzës sonë dhe ne bëmë atë që ajo donte”, tha babai i vajzës mëngjesin e së martës.
26 vjeçari shqiptar është mbrojtur duke thënë se nëse vajza do të kishte kaluar në vijat e bardha, ngjarja mund të ishte shmangur. Ai tha se nuk i ofroi ndihmë por u largua, pasi nuk kishte letrat greke.