Ardhja e Dua Lipës në Shqipëri me rastin e festave kombëtare, marrja e pasaportës shqiptare si dhe koncerti i saj kanë bërë bujë në mediat e huaja.
Ylli i popit me famë botërore duket se me ardhjen e saj jo vetëm ka promovuar Shqipërinë por ka arritur të fitojë një rekord të vendosur nga Tina Turner në 1988, si artistja më e ndjekur solo.
Me një pjesëmarrje prej rreth 200 mijë personash, Dua e cila përmbylli në Tiranë turin e saj botëror “Future Nostalgia” në sheshin Skënderbej.Dua Lipa këndoi hitet e saj më të famshme të kombinuara me koreografi që përcillnin energji të pashterueshme ndaj publikut, i cili këndonte së bashku me të në çdo moment. Ajo shkëlqeu gjatë gjithë mbrëmjes por i veçantë ishte dhe momenti kur realizoi me duar shqiponjën dy krenare.