Mediat greke: Pas aksidentit 21 vjeçares iu morën nga çanta 1500 euro

Familja e 21 vjeçares greke Emmanuela, është duke përjetuar një dhimbje të madhe që kur vajza e tyre u përplas me makinë nga një shqiptar dhe truri i ndaloi së funksionuari, pavarësisht ndërhyrjeve.
Por mediat greke, kanë publikuar sot të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë që të bën të kuptosh edhe njëherë që rraca njerëzore nu po njeh kufij lidhur me epshin për para.

“Kur vajza është rrëzuar përtokë dhe është goditur, dikush i ka marrë portofolin me një sasi të madhe parash nga çanta. E kemi fjalën për 1500 euro, që ia kishin dhënë prindërit para se të nisej nga Kreta. Rasti do t’i kalohet prokurorit kompetent për ndjekje penale dhe urdhërim të hetimeve paraprake sepse kjo shumë ka ekzistuar dhe pas ngjarjes është zhdukur” , ka thënë avokati i familjes, Nikos Rusopulos .

Pas vendimit të prindërve për të dhuruar organet e vajzës, sot në mediat greke raportohet se zemra e 21-vjeçares do t’i jepet një nëne të re, ndërsa mëlçia do t’i jepet një një tjetër personi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *