Dy vajza të reja 26 dhe 24 vjeç humbën jetën tre netë më parë pasi makina me të cilën ato udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës dhe drejtues i mjetit ishte 26 vjeçari Arbër Tivari.
Ditën e sotme gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur masën e arrestit me burg për të. Silva Tom Gjergji dhe Roxhesa Klironimi ishin pasagjere dhe shoqe me shoferin, i cili ndodhet në gjendje të rëbdë për jetën.
Deri tani sipas hetimeve, shkak për aksidentin ishte shpejtësia marramendëse. Tre të rinjtë kishin qenë për darkë në Durrës dhe po ktheheshin.