Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy vajzat në Tiranë, jepet masa për 26 vjeçarin

Dy vajza të reja 26 dhe 24 vjeç humbën jetën tre netë më parë pasi makina me të cilën ato udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas.
Ngjarja ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës dhe drejtues i mjetit ishte 26 vjeçari Arbër Tivari.

Ditën e sotme gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur masën e arrestit me burg për të. Silva Tom Gjergji dhe Roxhesa Klironimi ishin pasagjere dhe shoqe me shoferin, i cili ndodhet në gjendje të rëbdë për jetën.

Deri tani sipas hetimeve, shkak për aksidentin ishte shpejtësia marramendëse. Tre të rinjtë kishin qenë për darkë në Durrës dhe po ktheheshin.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *