E dashura e presidentit Vladimir Putin, me të cilin thuhet se kanë disa fëmijë ka bërë dje një dalje publike.
Ish gjimnastja, Alina Kabaeva e cila është edhe drejtoreshë e një spitali bëri një dalje të rrallë publike ditën e djeshme, duke shmangur çdo përmendje të Ukrainsë, si dhe problemeve të përfolura shëndetësore të presidentit rus. 39-vjeçarja fituese e medaljes së artë olimpike ka bërë pak paraqitje publike këtë vit në inagurimin e një qendre të re trajnimi fitnesi.
Duke inauguruar kompleksin e ri në Soçi, ajo shmangu përmendjen e Putinit. Për presidentin rus javët e fundit ka patur thashetheme të shumta, që nga mundësia se ai vuan nga kanceri e deri tek një incident që ka patur në rezidencën e tij, ku rrëshqiti në shkallët. Alina u tha gjimnastëve në turneun ndërkombëtar Divine Grace se “e pamundura është e mundur”, duke iu referuar gjithashtu karrierës së saj. “Kur isha gjimnaste, as që mund të ëndërroja për kushte si ato që keni në këtë qendër të re stërvitore sportive.Por siç e tregon jeta, e pamundura është e mundur. Dhe Rusia është një vend me mundësi të mëdha”.
Mediat shtetërore të Moskës nuk lejohen të diskutojnë lidhjen e saj 15-vjeçare me Putinin apo fëmijët që përflitet se kanë.Hera e fundit që Zonja e Parë e Rusisë u pa në publik ishte në shtator. Më pas pati zëra se Putini e urdhëroi atë të abortonte.Agjencia ruse e shoëbiz-it Starhit e përshkroi atë si “të dobët, me një fytyrë elegante”, ndoshta duke aluduar për operacionin plastik që ajo mund t’i jetë nënshtruar.
Shikoni videon e saj të plotë duke klikuar këtu.